Haziri: Gjilani në pritje të rezultateve të 45 mostrave që nga 8 korriku

Gjilani

Haziri: Gjilani në pritje të rezultateve të 45 mostrave që nga 8 korriku

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 20:09
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se janë në pritje të 45 mostrave të marra më 8,9,10 dhe 11 korrik.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga gjilanasit që të respektojnë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haziri ka bërë të ditur se 45 qytetarë të Gjilanit janë në pritje të rezultateve nga IKSHKP-ja, që nga 8 korriku.

Ai ka thënë se këto 45 mostra janë marrë më 8,9,10 dhe 11 korrik dhe akoma nuk është bërë publikimi i rezultatit nga ana e IKSHPK-së.

Postimi i plotë i Hazirit, pa ndërhyrje:

#Dita123. Brenda katër muajve të përballjes me #COVID19, Gjilani ka shënuar 286 raste pozitive, 155 janë shëruar, 126 raste janë aktive, derisa fatkeqësisht 4 pacientë kanë ndërruar jetë. 15 pacientë pozitivë po trajtohen ne Rapartin e Infektivës në Gjilan, 4 në Prishtinë dhe të tjerët janë në shtëpi.

Po i presim rezultatet e 45 mostrave për datat 8, 9, 10 dhe 11 korrik dhe sipas pritjeve, presim konfirmime për rritjen e numrit të të infektuarve nga kontaktet, por edhe pakujdesia.

Gjilani nga sonte prej orës 21:00 deri në ora 05:00, është në kufizim të lirisë së qarkullimit. Ky është çmimi i lartë, por duhet ta respektojmë.

Apeloj për kujdes dhe lutem që të shërohen sa më shpejt të infektuarit në hospitalizim apo vetizolim. Kujdesu për vete e familjen!.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat