Ulet pagesa e peronizimit të autobusëve në Gjilan

Gjilani

Ulet pagesa e peronizimit të autobusëve në Gjilan

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 14:52
Gjilan

Si rezultat i protestave një javëshe të autobusëve të Anamoravës, kanë arritur që të realizojnë një kërkesë solide atë të zbritjes së pagesës së peronizimit për 40 për qind në Stacionin e Autobusëve në Gjilan.

Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve "Anamorava", pas protestave me autbusë në për qytet mos pagesë njëditëshe të biletës së peronizimit në Stacionin e Autobusëve në Gjilan, tani do të paguajnë për dalje nga stacioni.

"Njoftoj të gjithë operatorët per marveshjen dhe vendimin per zbritjen e peronizimit 40% për vijat urbane, ndërurbane dhe urbanoperiferike! Ju njoftojmë se ky vendim nuk vlen per linjat Nderkombetare", tha kryetari i shoqatës Rexhep Sejdiu.

Ai tregoi se për linjat  nga Gjilani për Prishtinë, Ferizaj, Kamenicë e Viti, bileta peronizimit do të jetë 1.80 euro. Ndërsa për linjat  në fshatra  0.60 centë.

Këto pagesa do të jenë deri me 15 gusht të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat