Nga e hëna fillon hapja e çerdheve, fitneseve dhe sporteve edukuese në Gjilan

Gjilani

Nga e hëna fillon hapja e çerdheve, fitneseve dhe sporteve edukuese në Gjilan

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Nga e hëna do të fillojë hapja e çerdheve, fitneseve dhe sporteve edukuese në Gjilan.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19⬇️

“Ne, të hënën po planifikojmë t’i hapim çerdhet. Ende nuk kemi konfirmim se cilat çerdhe në çfarë kohe, por në kuadër të lehtësimit të masave i ftoj menaxhmentin e çerdheve, edhe publike edhe private, që të përgatiten, ne do t’i hapim çerdhet, sallat e sportit edukues, fitneset…”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

Haziri po ashtu shtoi se “nuk lejohet muzikë live në asnjë klub, lokal a restorant, madje as me DJ. Nuk lejohen tubime, mitingje, ahengje e organizime, sepse na detyron masa për shpërndarje”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat