Vdes një person nga koronavirusi në Gjilan

Gjilani

Vdes një person nga koronavirusi në Gjilan

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Ka vdekur një person nga koronavirusi në Gjilan.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri tha se viktima ishte nga Zhegra.

“Me keqardhje ju njoftoj se edhe një bashkëqytetar i yni nga Zhegra e ka humbur betejën më #COVID19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka shkruar Haziri.

Derisa bëri të ditur se aktualisht në Gjilan janë 161 raste aktive me koronavirus, ndërsa 41 pacientë janë në hospitalizim.

Njoftimi i plotë:

#Dita143. Me keqardhje ju njoftoj se edhe një bashkëqytetar i yni nga Zhegra e ka humbur betejën më #COVID19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 512 të infektuar, 334 të shëruar, 161 raste aktive, 41 pacientë të hospitalizuar dhe 40 mostra në pritje.

Vdekja e 17 bashkëqytetarëve tanë duhet te jetë alarm për të gjithë. Prandaj, ju lutem shumë, respektoni masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat