Vdes edhe një person në Gjilan nga Covid-19

Gjilani

Vdes edhe një person në Gjilan nga Covid-19

Nga: E.B Më: 4 gusht 2020 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se edhe një person në Gjilan ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Haziri ngushëllon familjen dhe tregon se gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë në Gjilan është kjo: 540 të infektuar në total, 338 të shëruar, raste aktive janë 184, të hospitalizuar 40 dhe 18 të vdekur. Ndërsa, mostra në pritje janë 38, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

#Dita145 me lajme të këqija. Fatkeqësisht edhe 1 gjilanas ka ndërruar jetë nga #COVID19 brenda 24 orëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë në Gjilan është kjo: 540 të infektuar në total, 338 të shëruar, raste aktive janë 184, të hospitalizuar 40 dhe 18 të vdekur. Ndërsa, mostra në pritje janë 38.

Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat