Në Gjilan janë duke u trajtuar me oksigjen 32 pacientë me COVID-19

Gjilani

Në Gjilan janë duke u trajtuar me oksigjen 32 pacientë me COVID-19

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 23:10
Gjilan

Gjatë ditës së sotme i pari i Gjilanit ishte në vizitë në Spital ku ka vizituar stafin mjekësor dhe pacientët me coronavirus.

Aktualisht janë të hospitalizuar 58 pacientë, prej të cilëve 37 të konfirmuar me COVID-19 dhe 21 janë në pritje të testimit.

“Në CPAP janë tre pacientë, 1 është i intubuar dhe me oksigjenoterapi janë 32 pacientë. Komuna dhe Anamorava është e varur nga efikasiteti i këtij Spitali”, ka njoftuar Haziri, teksa ka kërkuar mbështetje më të madhe nga Qeveria me mjete pune.

Përveç Hazirit në këtë vizitë ishin edhe doktoresha Ajhane Sefiu, Alban Ramushi, komandant i Stacionit Policor, dr. Ukshin Ismaili, drejtor klinik në SPGJ dhe anëtar ikomitetit të emergjencave kundër përhapjes së pandemisë dhe mjekë kujdestar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat