Gjilani shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë

Gjilani

Gjilani shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Gjilan nga e hëna shpall konkurs për regjistrim të nxënësve në klasën e parë në të gjitha shkollat fillore.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë se regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë do të zgjasë deri në shtator 2020.

Tek Auto Mita flakë po shkon – secili kerrin e vjetër me kerr të ri po e ndërron!

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

“Në klasën e parë të shkollave fillore të Komunës së Gjilanit, për vitin shkollor 2020/21, mund të regjistrohen fëmijët të cilët i mbushin moshën minimale 6-vjeçare. Fëmijët të cilët nuk i kanë ende 6 vjet, mund të regjistrohen, por duke i plotësuar kushtet e parapara sipas UA 16 -2004, neni 2, pika 2.1., ( fëmijët mund të regjistrohen pa i mbushur 6 vjet por me vlerësimin e mjekut dhe psikologut), dhe pastaj vendimin e merr DKA”, ka thënë Gagica.

Për regjistrimin e fëmijëve në klasën e I-rë në arsimin e detyrueshëm, duhet të paraqesin ekstraktin e lindjes.

Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë fillon prej datës 10.08.2020, në lokalet e shkollës përkatëse, duke filluar nga ora 8 :00 deri 16:00

Pas mbylljes së afatit për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, drejtoria e shkollës përkatëse bënë shpërndarjen e fëmijëve në paralele duke i respektuar kriteret si: numri i barabartë i fëmijëve në paralele dhe respektimi i gjinisë.

Fëmijët i nënshtrohen një vlerësimi profesional, lidhur me përcaktimin e shkallës së aftësive të tij-saj. Vlerësimi duhet të bëhet nga organi profesional i shkollës si: mësimdhënësi, pedagogu dhe psikologu

Vlerësimi i fëmijës duhet të bëhet në prani së paku të njërit prind ose kujdestarit.

Prindërit e pakënaqur me procedurat e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë kanë të drejtë brenda 24 orëve, t’i paraqesin ankesë drejtorisë së shkollës, në raste të mos zgjidhjes së problemit, ankesa i drejtohet Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat