40 persona janë në pritje të rezultateve për koronavirus në Gjilan

Gjilani

40 persona janë në pritje të rezultateve për koronavirus në Gjilan

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Për 5 muaj në Gjilan u shënuan 666 të infektuar me koronavirus, 465 prej tyre janë shëruar.

Aktualisht janë 173 raste aktive me koronavirus, derisa numri i personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi është 28.

Komiteti komunal, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vlerësuar se situata me koronavirus në këtë komunë është e menaxhueshme.

50 pacientë janë të hospitalizuar për koronavirus, ndërkohë që janë në pritje të rezultateve për 40 mostra.

Komiteti i Gjilanit ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID-19, si e vetmja mënyrë për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat