​Komiteti i Gjilanit apelon qytetarët për kujdes të shtuar për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Gjilani

​Komiteti i Gjilanit apelon qytetarët për kujdes të shtuar për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 18:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas 15 rasteve të reja pozitive në këtë komunë, ka mbajtur mbledhjen ditore, nën kryesimin e nënkryetarit Arbër Ismajli.

Ismajli ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, t’i përdorin maskat, të kenë kujdes në higjienën personale dhe ta mbajnë distancën.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 në Gjilan janë 794 raste, prej tyre 593 të shëruar, 170 raste aktive, 31 të vdekur, 49 të hospitalizuar dhe 26 mostra janë në pritje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat