​Bulevardi “Ibrahim Rugova” në Gjilan mbetet i bllokuar për 24 orë

Gjilani

​Bulevardi “Ibrahim Rugova” në Gjilan mbetet i bllokuar për 24 orë

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 16:33
​Bulevardi “Ibrahim Rugova”

Për shkak të temperaturave të larta, bulevardi “Ibrahim Rugova”, nga semaforët e deri tek Sahatkulla, mbetet i bllokuar edhe për 24 orët e ardhshme.

Rrjedhimisht, kjo rrugë do të mbetet e bllokuar deri nesër, në ora 19:00.

Ndryshe, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashi, kanë përuruar zgjerimin e kësaj rrugë, që u vlerësua si njëri nga projektet zhvillimore të kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat