Asnjë punëtor shëndetësor në Spitalin e Gjilanit nuk është paguar nga shtesat e Qeverisë

Gjilani

Asnjë punëtor shëndetësor në Spitalin e Gjilanit nuk është paguar nga shtesat e Qeverisë

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 13:54
Gjilan

Punëtorët shëndetësorë në Spitalin e Gjilanit ende nuk kanë marrë shtesat mujore të premtuara nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka njoftuar sindikata e Spitalit të Gjilanit përmes një komunikate për media, ku kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që në një afat sa më të shkurtër kohor të kryhen këto pagesa.

Komunikata e plotë:

Me rastin e lëshimit të pagave për muajin Gusht,2020 dhe që krahas tyre ka qenë e premtuar nga Ministri i Shendetesis, Qeveria e Republikes së Kosovese që punëtorët do të marrin edhe shtesa mujore prej 300 euro për muajin Korrik dhe Gusht 2020 , dhe që ky premtim nuk është realizuar për asnjë punëtor nga S.P i Gjilanit, shprehim mllefin tonë  dhe jemi thellësisht të indinjuar ngase ky është edhe një anashkalim i radhës për të gjithë punëtorët e S.P të Gjilanit.

Indinjata  dhe  mllefi  kanë  të  bëjnë  edhe  me  atë  që   sidomos  muaji  Korrik  dhe  ai Gusht, 2020  kanë  qenë  mëse  të  ngarkuar  dhe me një fluks të shtuar  të pacientëve me Covid-19,  dhe që  numri  i personelit shëndetësorë të prekur  nga  Covid-19  gjatë  kësaj periudhe kohore  është numër i konsiderueshëm.      

Sindikata  S.P të   GJilanit   për të  gjithë  anëtarët  e  vet  kërkon    nga  Ministri   i Shëndetësisë dhe  Qeveria e Republikës  së Kosovës që  në afatin sa më  të  shkurtë  kohor  t’ iu  bëjë  pagesën  për  këta dy  muaj të  gjithë punëtorëve të S.P të  Gjilanit,  në  të kundërtën ne  në  konsultim  dhe   bashkëpunim me  FSSHK-në, do të vendosim për  hapat në vazhdimësi nëse veq nuk realizohet pagesa e premtuar për këtë periudh kohore gjatë këtyre ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat