Gjendja e të infektuarve me COVID-19 në spitalin e Gjilanit, po trajtohen mbi 50 pacientë

Gjilani

Gjendja e të infektuarve me COVID-19 në spitalin e Gjilanit, po trajtohen mbi 50 pacientë

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit aktualisht po trajtohen 52 pacientë me COVID-19.

Kryeshefi i Departamentit të Emergjencës në këtë spital, Ukshin Ismajli ka folur në lidhje gjendjen e të infektuarve që po trajtohen atje.

Ismajli ka thënë se tre prej pacientëve po trajtohenme maska CPAP, 2 pacientë me oksigjenoterapi, ndërsa ka treguar se 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Kujtojmë se në Gjilan është dita e tretë që nuk ka pasur raste të vdekjes nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat