152 raste aktive me koronavirus në Gjilan

Gjilani

152 raste aktive me koronavirus në Gjilan

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Deri tani në Komunën e Gjilanit janë konfirmuar gjithsej 899 raste me koronavirus, prej tyre 708 janë shëruar.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Gjilanit përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se numri i rasteve aktive ka arritur në 152.

Aktualisht 37 pacientë janë të hospitalizuar, ndërsa deri tani 39 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

“Në bazë të statistikave të IKSHPK-së, Komuna e Gjilanit nga 899 raste të përgjithshme pozitive që kishte për periudhën gjashtë mujore, 708 prej tyre janë shëruar plotësisht, 152 raste janë aktive ku 37 janë të hospitalizuar, derisa 39 pacientë kanë humbur jetën”, thuhet në postimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat