​Shkollat e Gjilanit janë të përgatitura për fillimin e mësimit

Gjilani

​Shkollat e Gjilanit janë të përgatitura për fillimin e mësimit

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 19:17
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga Komiteti për menaxhimin e emergjencave dhe stafit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, kanë vizituar Shkollën e Mesme të Ulët, “Musa Zajmi”, për të përcjellur nga afër sinjalizimin anti-Covid-19, që është i obliguar për zbatim nga nxënësit dhe mësimdhënësit me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

“Kemi ardhur sot në shkollën “Musa Zajmi”, për të parë nga afër përgatitjet që janë bërë që nga oborri i shkollës e deri në karrigen e nxënësit. Jam jashtzakonisht i kënaqur me atë që pashë këtu. Gjithçka është gati dhe kërkohet rrespektim strikt i masave mbrojtëse konkretisht i maskave, që janë obligative për nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë gjithë periudhës sa qëndojnë në shkollë. Shenjëzimi nuk është simbolikë, por edukim në këtë fazë të vështirë. Kjo fazë e pandemisë është e vështirë për të gjithë, por edhe kësaj sëmundje do t’i vie trajtimi special shëndetësor sikur edhe shumë viruseve tjera të mëparshme”, ka thënë kryetari në fjalën e tij.

Drejtori i shkollës, Ramadan Dërmaku, ka konfirmuar gatishmërinë e të gjithë mësimdhënësve për zbatimin e rregullave sipas protokollit shëndetësor dhe rekomandimeve të shëndetësisë me qëllimin që gjithçka të jetë nën kontroll në këtë shkollë.

Për ndryshe, Drejtoria Komunale e Arsimit, konfirmon se të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit janë të përgatitura maksimalisht dhe po presin nxënësit dhe mësimdhënësit që të fillojnë mësimin sipas kurrikulës dhe nën masa mbrojtëse të pandemisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat