Haziri: Do të luftojmë që numri i rasteve aktive me COVID-19 të përfundojë në zero

Gjilani

Haziri: Do të luftojmë që numri i rasteve aktive me COVID-19 të përfundojë në zero

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:29
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se këto 197 ditë të përballjes me pandeminë, kanë qenë të karakterizua me një angazhim të jashtëzakonshëm kundër përhapjes së  COVID-19.

Haziri këto komente i bëri pas takimit me Komitetin komunal për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ku është bërë vlerësimi ditor dhe vlerësimi i pakos së re të masave lehtësuese të Qeverisë së Kosovës.

“Prej vizitës së fundit të ministrit Veliu para dy javësh e deri mbrëmë, kemi iniciuar, propozuar e arsyetuar lehtësimin e një numri të masave në gastronomi e fusha të tjera. Nuk pres që të kemi ndonjë problem nëse i respektojmë masat siç kemi bërë deri tash. Do të luftojmë që numrin 68 të rasteve aktive ta ‘rrëzojmë’ dhe ta ulim infeksionin në pikën zero”, ka thënë kryetari në një konferencë.

Gjithashtu ai ka falënderuar institucionet shëndetësore dhe emergjencat civile për punën e madhe që kanë bërë, teksa ka njoftuar për fillimin e një aksioni për pastrim gjeneral të hapësirave publike e largimin e të gjitha deponive deri në fund të tetorit.

“Do të ndodhë një pastrim masiv sezonal në Gjilan dhe do ta rrisim kulturën e higjienës publike”.

Që nga fillimi i pandemisë Gjilani ka numëruar 997 të infektuar, 885 të shëruar, 68 raste aktive, 44 të vdekur, 18 persona janë të hospitalizuar, 12 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, derisa 9 pacientë janë me oksigjenoterapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat