Anamoravës i shtohet një Doktor Shkence

Gjilani

Anamoravës i shtohet një Doktor Shkence

Nga: Fitim Redenica Më: 5 tetor 2020 Në ora: 12:11
Nexhat Shkodra

Më datën 02.10.2020 Nexhat Shkodra mori gradën shkencore “Doktor”. Doktor i shkencave ekonomike në fushën ekonomisë nën monitorimin e Prof.Dr.Myrvete Badivuku. Ai mbrojti temën “efekti i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike të vendeve të rajonit” në Universitetin e Prishtinës “HASAN PRISHTINA”.

Të dhënat biografike

Nexhat Gani Shkodra ka lindur me 05.06.1988 në Desivojcë të Komunës së Kamenicës. Shkollimin fillor e filloi në vendlindje dhe më pastaj e vazhdoi në Prishtinë ku përfundoi edhe shkollimin e mesëm me sukses të shkëlqyeshëm. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Departamentin e Ekonomis në vitin 2010. Studimet e nivelit master i ka përfundur në vitin 2012 poashtu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Departamentin e Ekonomis.
Studimet e doktoratës i ka filluar në vitin akademik 2013/2014 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Departamentin Ekonomis. Kandidati me 29.09.2017 ka prezantuar publikisht projektin e doktoratës para Këshillit të Studimeve të Doktoratës, ndërkaq me dt. 27.11.2017, Senati i Universitetit të Prishtines “Hasan Prishtina” ka miratuar temën e doktoratës me titulli: “Efekti i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike të vendeve të rajonit: Rasti i Kosovës”. Që nga fillimi i studimeve të doktoratës, kandidati është marrë me çështje akademike, shkencore dhe profesionale.

II. Përvoja akademike dhe profesionale
Kandidati ka një pervojë të gjatë në mësimdhënie në nivelin universitar. Ai ka kryer punën e asistentit të angazhuar për katër vite në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan, dhe pastaj si asistenit i rregullt për afër katër vite po në këtë institucion. Gjithashtu për një periudhë dyvjeçare ka kryer punën e ligjëruesit duke qenë titullar për tri lëndë nga fusha e ekonomiksit. Mikroekonomia, Makroekonomia dhe Financat Publike, në Kolegjin Universitar “Iliria”. Në vitin 2019 është emëruar në cilësinë e Koordinatorit për Cilësi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan. Poashtu kandidati që nga viti 2016 ishte pjesë e Organizatës jofitimprurëse dhe joqeveritare në Forumin për Politika Zhvillimore në fushën e makroekonomisë.
III. Punimet shkencore të botuara në revista shkencore dhe pjesëmarrje në Konferenca Shkencore:
Kandidati ka të botuar një punim si autor i parë, në një revistë shkencore ndërkombëtare, e cila është e indeksuar në platformënScopus/Elsevier, e cila është njëra nga dy platformat kryesore të parapara me sipas UA – MASHT Nr. 01/2018.
1. Titulli i punimit: The Effect Of Foreign Direct Investment In Transition Countries – Case Of Kosovo; Revista: Advances in Business Related Scientific Research Journal (ABSRJ), Vëllimi, nr.faqet, viti: ABSRJ 2019 Volume 10, Number 1: Linku identifikues: http://www.absrc.org/wp-content/uploads/2019/06/PAPER-Sopi.pdf
Kandidati ka të botuara edhe tre punime, në periudha të ndryshme (dy si autor i parë dhe një si autor i tretë) në një revistë vendore, e cila është e indeksuar në platforma të rëndësishme, siç është EBSCO, DOAJ, WorldCat, të vlerësuara sipas UA – MASHT Nr. 01/2018.
1.Titulli i punimit: Challenges and Problems in the Kosovo Reality Related to Foreign Direct Investment; Revista: Iliria international review in cooperation with the German publisher Felix-Verlag, ISSN 2192-7081; Vëllimi, nr.,faqet, viti: Vol 5, No.1 (2015); Linku identifik: https://iliriapublications.org/index.php/iir/article/view/6
2. Titulli i punimit: Impact of Globalization in Kosovo’s Ekonomy; Revista: Iliria international review in cooperation with the German publisher Felix-Verlag, ISSN 2192-7081; Vëllimi, nr.,faqet, viti: 3/2013, R8/ 2013/2, No.2; Linku identifikues: http://www.iliriapublications.org/index.php/iir/article/view/120
3. Titulli i punimit: Increase of Exports as a Potential Factor for Sustainable Economic Development of Kosovo; Revista: Iliria international review in cooperation with the German publisher Felix-Verlag, ISSN 2192-7081; Vëllimi, nr.,faqet, viti: Issue Year: 3/2013, R8/ 2013/2, No.2: Linku identifikues:http://www.iliriapublications.org/index.php/iir/article/view/114
Kandidati ka marrë pjesë me punime në dy konferenca shkencore vendore dhe rajonale të karakterit ndërkombëtar.
1. Titulli i punimit: Investments as a Factor of the Economic Development in Kosovo; Konferenca, simpoziumi etj. 5th Internacional Conference on Social Sciences, Prishtina April 2015; http://euser.org/
2. Titulli i punimit: Politikat monetare të vendeve me synim BE-në, rast studimi Shqipëria dhe Serbia; Konferenca, simpoziumi etj. XI-th International Conference 5 April, 2019 Ulcinj, Republic of Montenegr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat