Mbi 60 persona në Gjilan po presin rezultatet e testit për COVID-19

Gjilani

Mbi 60 persona në Gjilan po presin rezultatet e testit për COVID-19

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar për bilancin e COVID-19 në këtë komunë.

Haziri ka thënë se janë 1 mijë e 85 raste pozitive nga fillimi i pandemisë, derisa 47 persona kanë vdekur.

Kurse raste aktive janë gjithsej 76, ndërkohë që 66 qytetarë po presin rezultatet e testit për koronavirus.

“Në ditën e 212 të përballjes me #COVID19, në Gjilan kemi 7 raste të reja dhe 4 të shëruar. Ndërkohë, gjendja e përgjithshme është kjo: 1085 të infektuar në total, 962 të shëruar, 47 të vdekur, 76 raste aktive, 14 pacientë janë duke u hospitalizuar, derisa mostra në pritje për rezultat janë 66. Apeli im i vazhdueshëm është që t’i merrni masat anti-COVID19 dhe të mos e neglizhoni virusin. Në të kundërtën, mund t’ua marrë jetën!”, ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat