Haziri pikëllohet pas vdekjes poetit të madh, gazetarit dhe ish-deputetit, Ramadan Musliu

Gjilani

Haziri pikëllohet pas vdekjes poetit të madh, gazetarit dhe ish-deputetit, Ramadan Musliu

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:53
Lutfi Haziri, Ramadan Musliu

Me rastin e ndarjes nga jeta të poetit të njohur, gazetarit dhe ish-deputetit të Kuvendit, Ramadan Musliu, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Musliu, në të cilin thuhet:

“E nderuara familje Musliu,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të poetit tonë të madh, gazetrit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Republikës, Ramadan Musliu.

Ramadan Musliu ka qenë njeri poliedrik, krijues i madh nga kjo anë, në fushën e poezisë dhe në rrafshin e studimit letrar, duke pasuruar kështu poezinë shqipe dhe duke zgjeruar edhe më shumë rrafshin e studimit letrar.

Vdekja e tij e papritur, është humbje e madhe për artin letrar shqiptar.

Jam shumë i nderuar që në vitin 2017 me plot meritë iu nda çmimi letrar “Beqir Musliu”, poetit tonë tashmë të ndjerë, Ramadan Musliu.

Në mënyrë meritore, ai zuri vend në Këndin e Beqir Musliut, në foajenë e Teatrit të Gjilanit.

Në këtë ditë të rëndë për ju, familje e nderuar Musliu, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, sikurse edhe kolegëve nga komuniteti letrar.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat