Lutfi Haziri: Mbani maskat, 237 raste aktive e 48 të vdekur në Gjilan

Gjilani

Lutfi Haziri: Mbani maskat, 237 raste aktive e 48 të vdekur në Gjilan

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 20:42
Lutfi Haziri

Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet sipas planit kontingjent për furnizim me ushqim dhe barëra për familjet me gjendje të rëndë sociale, në kuadër të kujdesit për përballimin e fazës së dytë të COVID-19.

Kështu ka thënë përmes një postimi i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, derisa ka treguar gjendjen momentale me koronavirus në këtë komunë.

Ky është postimi:

Sipas rekomandimeve të Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e bordit të drejtorëve, kemi diskutuar edhe për masat e reja anti-COVID-19, të cilat do të zbatohen në përputhje me vendimin qeveritar.

Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve kundër përhapjes së virusit, siç është mbajtja e maskës, ruajtja e distancës sociale dhe pastrimi i duarve.

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Gjilan është si vijon: 1467 të infektuar në total, 1182 të shëruar, 48 të vdekur, 237 raste aktive, 21 të hospitalizuar dhe 208 mostra në pritje për rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat