Nga nesër, vula Apostile dhe Vula Verifikuese do të lëshohen edhe në Gjilan

Gjilani

Nga nesër, vula Apostile dhe Vula Verifikuese do të lëshohen edhe në Gjilan

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe vulës verifikuese edhe në Komunën e Gjilanit.

Lëshimi do të bëhet më datën 11.11.2020, ditën e mërkurë, nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente/Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve  në Komunën e Gjilanit.

Për shkak të Pandemisë COVID-19 dhe situatës së raportuar për gjendjen e rënduar me “Koronavirus” ditëve të fundit në Komunën e Gjilanit, ju njoftojmë se nuk do të ketë ceremoni zyrtare të organizuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil/Ministria e Punëve të Brendshme.

Megjithatë, ju bëjmë thirrje, për shkak të përhapjes së Pandemisë, të kemi kujdes të shtuar dhe t’iu përmbahemi njëkohësisht së bashku këshillave të institucioneve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat