Gjilani po bëhet qytet i gjelbër, në parkun Kodra e Dëshmorëve janë mbjellë 900 drunj

Gjilani

Gjilani po bëhet qytet i gjelbër, në parkun Kodra e Dëshmorëve janë mbjellë 900 drunj

Nga: A.SH Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 11:58
Lutfi Haziri

Qytetit i Gjilanit po bëhet i gjelbër.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se brenda tre viteve të fundit, janë mbjellë 2900 drunj të ndryshëm dekorativ të disa llojeve e në disa lokalitete.

Ai ka thënë se mbjellja e drunjëve do të vazhdojë edhe në Parkun e Paqes, Parkun Banja e Parkun e Pajtimit

“Në kuadër të rigjenerimit të parqeve, Gjilani po bëhet qytet i gjelbër. Brenda tre viteve të fundit, janë mbjellë 2900 drunj të ndryshëm dekorativ të disa llojeve e në disa lokalitete. Vetëm në parkun Kodra e Dëshmorëve janë mbjellë 900 drunj, sikurse edhe në Parkun e Dardanisë. Gjilani i Gjelbër do të vazhdojë edhe në Parkun e Paqes, Parkun Banja e Parkun e Pajtimit!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat