Katër qytetarë nga Gjilani kanë humbur betejën me COVID-19, Haziri apleon për respketimin e masave

Gjilani

Katër qytetarë nga Gjilani kanë humbur betejën me COVID-19, Haziri apleon për respketimin e masave

Nga: A.SH Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 18:09
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treaguar gjendje me pandeminë në Gjilan, duke bërë edhe apel për respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Ai tregon se lajmin e mirë që nuk ka mostra në pritje për rezultat.

Postimi në Facebook:

#Dita255. Fatkeqësisht katër bashkëqytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19. Ngushëllimet me të sinqerta familjeve të tyre. Gjatë ditës u konfirmuan edhe 29 raste të reja pozitive, por lajmi i mirë është që nuk kemi mostra në pritje për rezultat.

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit është i ngarkuar me pacientë #COVID pozitivë, derisa tri ekipet e QKMF-së, brenda 24 orëve të fundit, i ka realizuar 72 vizita shëndetësore në shtëpitë e të prekurve.

Apeloj që t’i respektoni masat kundër përhapjes së virusit që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me COVID-19 është si vijon: numri i testimeve është 6236, ku prej tyre kanë rezultuar pozitivë 2350 persona, 1701 të shëruar, 580 raste aktive, 68 të vdekur dhe 76 pacientë në hospitalizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat