Haziri flet për gjendjen me Covid-19 në Gjilan: Kishim një ditë të rëndë

Gjilani

Haziri flet për gjendjen me Covid-19 në Gjilan: Kishim një ditë të rëndë

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:09
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se kaluan një ditë të vështirë pasi humbën katër qytetarë nga covid-19 vetëm në 24 orët e fundit.

“Kemi pasur një ditë të rëndë për shkak të katër vdekjeve. Faktikisht dy vdekje kanë ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në spitalin e përgjithshëm të Gjilanit ndërsa gjatë ditës janë regjistruar edhe dy të tjera që e rëndojnë ditën përderisa kemi një prej ditëve që ka pasur pak raste pozitive me Covid-19 që e ka cu Gjilan 538 raste aktive”, tha Haziri.

Haziri tha se burim i përhapjes së infeksionit në këtë komunë është bërë kontakti i punës.

“Institucionet komunale e dinë saktë në cilat shtëpi ekziston infeksioni por propabiliteti i ndaljes së përhapjes është i vështirë sepse burim i përhapjes së sëmundjes është kontakti i punës. Kemi reduktuar institucionet komunale dhe shtetërore”, theksoi ai.

Por si është gjendja në spitalin e qytetin?

“Gjendja është e rënduar edhe më tutje por po menaxhojmë duke dhënë prioritet pacientëve me Covid-19”, shtoi ai.

Gjilani ndodhet në zonën e kuqe.

“Ne kemi mbi baza ditore kontakte me ministrin Zemaj dhe zyrtarë tjerë të qeverisë”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat