Gjilani po i pret rezultatet e 158 mostrave për COVID-19

Gjilani

Gjilani po i pret rezultatet e 158 mostrave për COVID-19

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 10:23
Spitali i Gjilanit

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se kjo komunë po i pret rezultatet e 158 mostrave për COVID-19.

Këtë informatë, Ismajli e bëri të ditur të hënën, në mbledhjen e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Komiteti kërkon nga të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK dhe MSH, për bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe pastrimin e duarve.

Gjendja e përgjithshme është kjo: nga 6289 teste, 2363 kanë rezultuar pozitivë, 1776 janë shëruar, 68 persona kanë vdekur, 519 raste janë aktive, 78 në hospitalizim dhe 158 mostra në pritje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat