Në Bibliotekën e Gjilanit vendoset pllaka e sallës së lexuesve me emrin e Agon Musliut

Gjilani

Në Bibliotekën e Gjilanit vendoset pllaka e sallës së lexuesve me emrin e Agon Musliut

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 13:14
Foto

Është  vendosur të mërkurën pllaka e klubit së lexuesve me emrin e Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike në fillim të pandemisë.

Sipas një njoftimi për media, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha se kjo është më e pakta që mund ta bëjnë si komunë për ta nderuar emrin e tij.

“Sot nderohet Biblioteka e Gjilanit dhe klubi i lexuesve. Agoni do të mbetet gjithmonë në mendje dhe në zemrat tona. Ai e humbi jetën gjatë kohës së pandemisë dhe ka qenë dhimbje për të gjithë ne. Tash e tutje ky klub do ta bart emrin e një engjëlli që sot nuk jeton me ne dhe do ta kujtojmë për jetë e mot”, tha Ismajli.

Babai i të ndjerit Agon Musliu, Naimi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për përkujdesjen dhe nderin që ia ka bërë familjes Musliu me rastin e vendosjes së kësaj pllake.

“Le të shërbej kjo pllakë si rreze dielli, si gur për rininë dhe  për të ardhmen për çdo të ri shqiptar anë e kënd botës”, tha Musliu.

Përndryshe, i ndjeri Agon Musliu ishte njëri nga lexuesit më të pasionuar të Bibliotekës së Gjilanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat