Momenti kur policët në Gjilan shpëtojnë qytetaren që po kërcënohej me thikë në makinë

Gjilani

Momenti kur policët në Gjilan shpëtojnë qytetaren që po kërcënohej me thikë në makinë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 21:29
Momenti kur policët në Gjilan shpëtojnë qytetaren

Një burrë po kërcënonte me thikë një grua në makinë në qytetin e Gjilanit. Në momentin kritik, më të keqën kanë shmangur, policia duke ndërhyrë me shpejtësi.

Policët, njëri prej tyre, pa uniformë, emri i të cilit është Gëzim Shabani, kanë reaguar shpejt duke arrestuar qytetarin e dyshuar i cili mbante thikën në dorë.

Momenti është kapur në kamera nga qytetarët të cilët kanë duartrokitur veprimin.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë në Gjilan.

Video nga ky moment janë publikuar në rrjetet sociale.

“Policet e rinj nxjerrin nga vetura dhe e arrestojnë një të dyshuar i cili ishte duke e kërcënuar me thikë në fyt një grua. Sipas qytetarëve dëshmitarë policet kanë intervenuar me sukses duke i shpëtuar edhe jetën qytetares’, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat