Varroset ish-gjykatësi i njohur Bajram Kadriu

Gjilani

Varroset ish-gjykatësi i njohur Bajram Kadriu

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:36
Bajram Kadriu

Sot në varrezat e Zhegrës është varrosur ish-gjykatësi i njohur nga Gjilani, Bajram Kadriu.

Kadriu vdiq dje në moshën 85-vjeçare. Ai ishte edhe kryetar i Gjykatës dhe kryeprokuror në Gjilan.

Njihet për rastin Martinoviq, i ndodhur në vitin 1985, që e kishte kualifikuar “vetlëndim”, ashtu siç ishte edhe në të vërtetë dhe nuk la mundësi për inskenime, edhe pse politika serbe nuk e pranoi kurrë si të tillë dhe u mundua t’ua lë shqiptarëve fajin se e kanë lënduar Gjorgje Martinoviqin. 

Ai ishte një nga juristët e parë të diplomuar në Anamoravë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat