139 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Gjilani

139 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 11:06
Mbledhjen e komitetit të Gjilanit

Aktualisht në Komunën e Gjilanit janë 139 raste aktive me koronavirus.

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ku është bërë vlerësimi i situatës me virusin në dy ditët e fundit.

Ismajli tha se pavarësisht se numri i rasteve aktive me COVID-19 ka rënë në 139, ka kërkuar nga qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit, mbajtjen e maskës dhe mos grumbullimin.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 9398 mostra, 3436 kanë rezultuar pozitivë, 3193 janë shëruar, 107 të vdekur, 139 raste aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 19 persona dhe 190 mostra në pritje për rezultat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat