​Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan

Gjilani

​Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Në Komunë e Gjilanit ka rënë numri i rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në Gjilan janë 95 raste aktive me COVID-19. Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli në takimin e komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Krahasuar me javët e fundit, numri i rasteve të infeksionit është më i ulët, por Ismajli tha se kjo nuk lejon komoditet, duke apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime, që t`u përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, siç janë maska, distanca dhe higjiena personale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11081 mostra, 3592 kanë rezultuar pozitivë, 3387 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 95 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 16 persona dhe 315 mostra në pritje për rezultat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat