A shkaktoi dëme materiale tërmeti në Gjilan?

Gjilani

A shkaktoi dëme materiale tërmeti në Gjilan?

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 21:18
Gjilan

Rajoni i Gjilanit është lëkundur nga një tërmet rreth orës 16:46 me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.

Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit.

Sami Spahiu, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, tha se  tërmeti që ndodhi pasditën e shtune në rajonin e Gjilanit, me epiqendër në Malishevë e Uglarë, nuk ka shkaktuar dëme materiale.

Ai apelon tek qytetarët të mos përhapin panik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat