​26 qytetarë të Gjilanit të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim

Gjilani

​26 qytetarë të Gjilanit të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Siç thuhet në njoftimin e Komunës, nënkryetari Ismajli bëri të ditur se aktualisht 26 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim, derisa u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11560 mostra, 3680 kanë rezultuar pozitivë, 3425 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 145 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 26 persona dhe 261 mostra në pritje për rezultat.

Ndryshe, Komiteti i themeluar nga kryetari Lutfi Haziri më 13 mars 2020, ka të inkorporuara institucionet lokale dhe regjionale, përfshirë edhe QKMF-në, emergjencat civile, QRSHP, policinë, Bashkësinë Islame, zjarrfikësit, qendrën e thirrjeve 112 dhe Kryqin e Kuq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat