Janë bërë dy vite kur në Gjilan pati ndodhur aksidenti tragjik, në të cilin vdiq një person dhe u lënduan rreth 20 të tjerë.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka përkujtuar viktimën e këtij aksidenti, Qerim Çoqaj, për të cilin thotë se familja duhet të jenë krenar që e patën.
“U bënë dy vjet nga përgjakja e 7 Marsit, ku afaristi e humanisti i njohur Qerim Çoçaj, u nda nga jeta duke bërë akt heroik dhe duke shpëtuar fëmijë në ngjarjen tragjike. Familja duhet të jetë krenare që e patën, sikur që jemi edhe ne!”, shkroi Haziri.
Ndërsa duhet përkujtuar që ishte konfirmuar se kamioni që u përfshi në këtë aksidenti, pati defekt teknik.