377 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, apelohet për kujdes të shtuar

Gjilani

377 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, apelohet për kujdes të shtuar

Më: 19 mars 2021 Në ora: 11:00
Pamje nga takimi

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Në takim u bë e ditur se Gjilani aktualisht ka 377 raste aktive me COVID-19, ndërkaq ka dalë apeli për qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

Sipas një njoftimi të komunës, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon:

nga 15769 mostra, 4322 kanë rezultuar pozitivë, 3829 janë shëruar, 116 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 377 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 85 persona dhe 452 mostra në pritje për rezultat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat