Policia në rajonin e Gjilanit ka shqiptuar 654 gjoba për mos respektim masash

Gjilani

Policia në rajonin e Gjilanit ka shqiptuar 654 gjoba për mos respektim masash

Më: 28 prill 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të  masave  të  ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e shëndetësisë, si pasojë e pandemisë  “COVID 19”, për periudhën kohore  njëjavore 21 prill 2021 deri me 27 prill 2021, në tërë  rajonin Gjilanit, kanë shqiptuar gjithsej gjashtëqind e pesëdhjetë e katër (654) fletëparaqitje për mosrespektim të këtyre  masave. 
 
Në raste të veçanta, Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar  inspektorët sanitar,  në kontrolle   të  lokaleve  hoteliere ku janë mbajtur organizime të ndryshme duke mos i përmbushur masat anti –COVID 19 të kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës .

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë.

Në dhe të gjitha institucionet e shtetit  e kemi vetëm një qëllim, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat