Gjilani miraton pakon e masave lehtësuese për bizneset si pasojë e pandemisë

Gjilani

Gjilani miraton pakon e masave lehtësuese për bizneset si pasojë e pandemisë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 23:07
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se situata në këtë komunë është pak më ndryshe pasi që sipas tij, dallimet politike i kanë shkrirë kur ka qenë interesi madhor.

Ai njofton se në këtë komunë pozitë e opozitë miratuan pakon e masave lehtësuese për bizneset që u prekën si pasojë e pandemisë së COVID-19.

“Në Gjilan situata është pak më ndryshe. Dallimet politike kemi ditur gjithmonë t’i shkrijmë kur ka qenë interesi madhor. I falënderoj kuvendarët, të cilët në formë unanime, pozitë-opozitë, miratuan pakon e masave lehtësuese për bizneset, pas gjendjes së rënduar si pasojë e pandemisë #COVID19.

Pakoja ka të bëjë me lirimin nga pagesa për këtë vit të të gjitha bizneseve që kanë në shfrytëzim hapësira komunale dhe që i përdorin ato për nevoja biznesore, lirimin nga pagesa për pranim teknik të lokalit për bizneset e reja si dhe lirimin nga pagesa e qirasë mujore për vitin 2021 të bizneseve që shfrytëzojnë lokale në pronësi komunale, përfshirë edhe banesat”, njofton ai përmes Facebook-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat