Policia në Gjilan mirëpret bashkatdhetarët, i këshillon për siguri të përgjithshme

Gjilani

Policia në Gjilan mirëpret bashkatdhetarët, i këshillon për siguri të përgjithshme

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 17:19
Policia në Gjilan

Policia e Kosovës në Gjilan po i mirëpresin bashkatdhetarët që po vijnë këto ditë për pushime në vendlindje, me këtë rast atyre po u jepen edhe këshilla dhe materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë e përgjithshme.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, Policia ka renditur disa nga këshillat që do t’u ndihmojnë atyre.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës në Gjilan mirëpret bashkatdhetarët, i këshillon për siguri të përgjithshme

“Policia e Kosovës në Gjilan, përkatësisht njësitet e “Policisë në Komunitet” po i mirëpresin bashkatdhetarët që po vijnë këto ditë për pushime në vendlindje, me këtë rast atyre po u jepen edhe këshilla dhe materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë e përgjithshme.

Krejt ky aktivitet i policisë, po bëhet në vazhdën e implementimit të Strategjisë “ Policimi në Komunitet”, përkrahur nga komanda e stacionit policor në Gjilan.

Kështu, njësitet “Policia në Komunitet” me 08 korrik 2021, kanë filluar me aktivitete të ndryshme në shërbim të qytetarëve, që do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Njësitet policore nga Stacioni Policor i Gjilanit janë fokusuar në lokacione të ndryshme në qytet dhe në hyrjet kryesore të Gjilanit ku gjatë ndaljes së automjeteve, vozitësve dhe pasagjerëve, me theks të veçantë bashkatdhetarëve tanë, po u dëshirohet mirëseardhje dhe pushime të këndshme në vendlindjen e tyre, ndërkohë që po u shpërndahen ujë për freskim në kët kohë me vapë si dhe fletushka këshilluese.

Këshillat gojore, por edhe fletushkat, përmbajnë këshilla të dobishme për qytetarë pa dallim si:

Gjatë ahengjeve dhe dasmave festo me zemër, jo me armë – ato vrasin!

Mos lejo fëmijët tuaj të dalin (kacavirren) në dritare të automjetit tuaj në lëvizje, gjatë festimeve nëpër dasma.

Kujdes, mos ndez zjarre në fusha, male dhe mos hidhni mbetjet e duhanit të ndezura sepse mund të shkaktojnë zjarre.

Kujdesuni për fëmijët tuaj gjatë rekreacioneve të ndryshme në pishina e vende të tjera.

Kujdesuni për gjërat personale, mbani afër qartën e dorës, Laptopin dhe gjërat me vlerë, mos i vendosni në automjete në pjesë të ekspozuara.

Kujdes Covid-19, gjendet në mesin tonë, respekto distancën, mbroje veten dhe të tjerët.

Raporto për çdo parregullsi në 192, (për thirrje nga telefonat mobil) 92, (nga numrat fiks) ose përmes email adresa [email protected], si dhe këshilla të tjera në dobi të tyre dhe të qytetarëve gjilanas në përgjithësi.

Qytetarët, me theks të veçantë bashkatdhetarët tanë po e vlerësojnë këtë gjest të policisë dhe po e falënderojnë atë për këtë angazhim në dobi të tyre në veçanti, e të mbarë shoqërisë në përgjithësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat