Zyrtarisht PDK hap fushatën në Gjilan

Gjilani

Zyrtarisht PDK hap fushatën në Gjilan

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 17:48
PDK në Gjilan

Sot zyrtarisht u bë hapja e fushatës zgjedhore nga dega e PDK-së në Gjilan me prezantimin e kandidates për kryetare Leonora Bunjaku dhe listën e kandidatëve për asamblenë komunale nga ushtrues i detyrës i kryetarit të degës, Riad Rashiti.

Rashiti ka thënë se janë të bindur se zgjedhjet e tetorit do t’i nxjerrin fitues.

Po ashtu, ai theksoi se lista e PDK-së është listë më gjithëpërfshirëse me kandidatë nga secila shtresë
“38 kandidatët tonë janë boshti i implementimit të programit qeverisës për rimëkëmbjen e qytetit dhe janë lokomotiva e fitores së kandidates sonë. Mbështetja për kandidaten, Leonora Bunjaku dhe për kandidatët e listës fituese të PDK-së nga vizitat dhe komunikimi me qytetarë në terren sa vjen e shtohet”.

“Befasia e kësaj fushate është se kandidatura e znj. Leonora Bunjaku po gjen mbështetje të madhe tejapartiake. Kjo mbështetje vjen për faktin se kandidatja jonë së bashku me kandidatët për asamble, shihen si alternativa e vetme kundrejt pushtetit aktual, i cili zyrën e kryetarit të komunës tash e katër vite e ka shndërruar në ‘agjension telegrafik’ ku qeveriset përmes SMS-ve nga persona me korrespondencë; dhe flluskave POPULISTE (fatmirësisht tashmë po pëlcasin si balonat!) që tentoheshin të paraqiteshin si ndryshim”.

Ai në fund ka falënderuar edhe nënkryetaren e partisë Vlora Çitaku, për të cilën tha se e ka mbështetur fuqishëm Bunjakun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat