​Deri në ora 15:00 votuan mbi 26 përqind e gjilanasve me të drejtë vote

Gjilani

​Deri në ora 15:00 votuan mbi 26 përqind e gjilanasve me të drejtë vote

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:24
Ilustrim

Mbi 26 përqind e gjilanasve me të drejtë vote, kanë votuar deri në orën 15:00. Në të njëjtën periudhë në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, kishin votuar 6 përqind më pak.

Kështu bën të ditur kryesuesi komunal zgjedhor, Ferid Shabani i cili thekson se deri në orën 15:00 nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.

"Deri në orën 15:00 kanë votuar 26,916 persona. Apo shprehur në përqindje 26,63 përqind. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, në të njëjtën periudhë kohore kishin votuar 20 për qind e qytetarëve", ka thënë Shabani.

Policia e regjionit të Gjilanit gjatë ditës ka shoqëruar në stacionin policor një person i cili kishte fotografuar votën. Mirëpo, i njëjti është liruar me procedurë të rregullt. Të drejtë vote në këtë komunë kanë mbi 101 mijë qytetarë në 34 qendra të votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat