Lutfi Haziri: Shpresoj që balotazhi në Gjilan t’më jep ngritje të suksesit të konfirmuar

Gjilani

Lutfi Haziri: Shpresoj që balotazhi në Gjilan t’më jep ngritje të suksesit të konfirmuar

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 00:13
Lutfi Haziri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, po vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit, sollën rikthimin e këtij subjekti me votën e popullit.

Megjithatë ai në Edicionin Special u shpreh se pret fitore në zgjedhjet për balotazh të 14 nëntorit ku do të garojnë përballë Lëvizjes Vetëvendosje.

”LDK doli e para si parti politike, ndërsa ne jemi në balotazh, ky është verditki i qytetarëve në Gjilan”.

”Vullneti i qytetarëve u lexua në mbrëmje, dhe unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me rikthimin e parë të LDK-së si parti në komuna”.

”Pres që të vazhdohet mandati, besimi, kontrata me qytetarët në Gjilan”.

”Pak a shumë është një gjendje e njëjtë. Unë kam pasur një rritje të lehtë bashkë me partinë në krahasim me Lëvizjen Vetëvendosje”.

”Më jep siguri që balotazhi, përkundër të jetë i vështirë do të arrihet të përballohet falë besimit qytetarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat