Shurdhani i PDK-së: Ja përse e mbështes Lutfi Hazirin në balotazh

Gjilani

Shurdhani i PDK-së: Ja përse e mbështes Lutfi Hazirin në balotazh

Nga: M.L. Më: 21 tetor 2021 Në ora: 10:27
Lutfi Haziri

Veprimtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Shurdhani ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri i cili do të përballet në balotazh me Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se mbështetja e tij për Hazirin sepse ka treguar në vazhdimësi ndjeshmëri dhe mbështetje për personat me aftësi të kufizuara dhe për personat me gjendje të rëndë sociale e të banimit.

Përse e mbështes Lutfi Hazirin në balotazh? Qytetarë të nderuar të Gjilanit,

Siç edhe e dini, unë jam njëri prej veprimtarëve të PDK-së prej themelimit, partisë shtet formuese të cilën e kam mbështetur në mënyrë permanente. Gjilani tash është në balotazh dhe unë nuk e kam një kandidat të partisë sime në garë. Pa u menduar dy herë, mbështetja përtej partisë sime shkon për Lutfi Hazirin. Duke qenë njeriu që krejt jetën time ia kam kushtuar avancimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, njëra prej arsyeve kryesore që i dal në mbështetje publike z, Haziri është pikërisht kjo, sepse ka treguar në vazhdimësi ndjeshmëri dhe mbështetje për personat me aftësi të kufizuara dhe për personat me gjendje të rëndë sociale e të banimit”, shprehet Shurdhani.

Sipas tij, kulmin e ndjeshmërisë dhe mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara, për nënat, fëmijët dhe pleqtë e pambrojtur, Lutfi Haziri e ka treguar me ndërtimin e Fshatit të Lumur, projekt të cilin duhet ta marrin model të gjitha komunat tona.

Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët që ta mbështesin në mënyrë masive sepse është njeriu që beson në Zot dhe respekton e i mbështet kategoritë sociale. Të priftë e mbara, Kryetar!”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat