Haziri thotë në Gjilan, LDK-ja ka shënuar rritje 100 përqind

Gjilani

Haziri thotë në Gjilan, LDK-ja ka shënuar rritje 100 përqind

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 17:20
Lutfi Haziri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, ka thënë se kjo parti në këtë komunë ka shënuar rritje të votave prej 100 përqind.

Sipas Hazirit, në zgjedhjet nacionale të mbajtura më 14 shkurt, LDK-ja në Gjilan kishte 7 mijë e 611 vota, kurse në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor ka 15 mijë e 159 vota.

“Një falënderim nga zemra, për secilin një nga një, që ka besuar, punuar e votuar për Gjilanin, e për të mirën e fëmijëve tanë”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se qytetarët e Gjilanit do t’i drejtohen edhe një herë kutive të votimit pasi në balotazh atje është Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat