Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon nesër

Gjilani

Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon nesër

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 14:14
Ilustrim

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan është furnizuar me vaksina të gripit sezonal dhe nga nesër (e shtunë) fillon dhënia e tyre.

Drejtoresha Arbenita Hajdari ka thënë se dy ditët e para (e shtunë dhe e diel) vaksinimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania, nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Nga e hëna, 1 nëntor, vaksinimi bëhet në tri Qendra të Mjekësisë Familjare: në QKMF, si dhe në ambulancat ‘Dheu i Bardhë’ dhe ‘Ramiz Cërnica’ (te Zalli), duke filluar nga ora 8:00 deri në 14:00.

“Vaksinat kundër gripit sezonal janë të dedikuara për grupet më të ndjeshme, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike, si nevojë për rritjen e aftësisë reaguese të organizmit ndaj viruseve të ndryshëm”, thotë drejtoresha Hajdari.

Visit the COVID-19 Information Center for vaccine resources.

Image
Njoftimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat