Haziri: Qeveria mbylli dhunshëm lokale në Gjilan, organet të mos sillen me “shkopin” e ligjit, ky vend ka zot shpije

Gjilani

Haziri: Qeveria mbylli dhunshëm lokale në Gjilan, organet të mos sillen me “shkopin” e ligjit, ky vend ka zot shpije

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:41
Foto

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se është njoftuar nga rrugë jozyrtare se sipas tij, njësitë ndëshkuese të Qeverisë së Kosovës kanë mbyllur restorante e kafiteri ku tha se kanë ndëshkuar bizneset familjare në ktë komunë pa asnjë arsye të qëndrueshme ligjore.

Haziri tha se këto veprime u morën duke anashkaluar inspekcionin e komunës së Gjilanit dhe kryeshefin ekzekutiv të Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kryetarin e komunës.

“Ftoj organet e shtetit që në Gjilan të mos sillen me ‘shkopin’ e ligjit, sepse ky vend ka zot shpije dhe ato lokale kanë pronarë”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, Haziri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që deri nesër në mesditë të largohen të gjitha masat parandaluese që u janë vën sonte sipas tij, lokaleve në këtë komunë.

“Harrojeni që e ngulfatni Gjilanin në zgjedhje sepse s’mund të fitoni me dhunë. I vetmi përfaqësues zyrtar sipas ligjit për emergjenca civile, ku përfshihen edhe institucionet tjera vartëse, në këtë rast edhe në pandemi, është kryetari i Komunës, i cili është kryeshef ekzekutiv, pa autorizimin e të cilit s’mund t’i hapni e mbyllni asnjë lloj biznesi”, është shprehur Haziri.

Më tej, i pari i komunës së Gjilanit tha se kjo komunë ka udhëhequr prej fillimit me masat anti-COVID, por sipas tij, nuk e pranon represionin dhe mbylljen e dhunshme të lokaleve në kohën kur të rinjtë duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat