Haziri: Vizioni ynë është për Gjilanin zhvillimor, është vizion për të gjithë, pa dallime

Gjilani

Haziri: Vizioni ynë është për Gjilanin zhvillimor, është vizion për të gjithë, pa dallime

Nga: A.SH Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 17:34
Lutfi Haziri

Kandidati i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri ka falënderuar banorët që ishin prezent në Malishevë, në mbështetje të tij për kryetar të Gjilanit.

“Fal votës tuaj me 17 tetor, keni treguar se Gjilani nuk ndërron. Vizioni ynë është për Gjilanin zhvillimor, është vizion për të gjithë, pa dallime”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Jam jashtëzakonisht i nderuar prej gjithë juve që jeni prezentë, burra e gra e të rinj e të reja, në Malishevën e Abdullah Tahirit, para veprës së të cilit ne gjunjëzohemi.

Fal votës tuaj me 17 tetor, keni treguar se Gjilani nuk ndërron. Vizioni ynë është për Gjilanin zhvillimor, është vizion për të gjithë, pa dallime.

Me besim të madh në Zot, Familje e Shtet, Gjilani do të mbetet i gjilanasve. Faleminderit nga zemra për përkrahjen. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!

#Lutapertegjithe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat