Haziri: Autostrada e Gjilanit është projekti im i zemrës

Gjilani

Haziri: Autostrada e Gjilanit është projekti im i zemrës

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 20:02
Lutfi Haziri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Gjilanin, Lutfi Haziri, ka folur për autostradën që lidh këtë komunë me Prishtinën, duke e cilësuar atë si projekt të zemrës.

“Autostrada e Gjilanit është projekti im i zemrës. Sfidat që i kemi hasur në vizionin për t’u lidhur me kryeqytetin për vetëm 17 minuta, më kanë bërë të lidhem edhe më fort me këtë projekt.

Zhvillimi ekonomik, dinamizmi i jetës, e afrimi me Prishtinën, kanë qenë motive kyçe për ta shtyrë këtë projekt e për t’i bërë ballë vështirësive. Do të jem këtu, 24/7, për t’u kujdesur që në asnjë rrethanë kjo të mos ngecë në realizim. Sepse Gjilani është i pari”, ka thënë kryetari Haziri.

Kujtojmë se Haziri bashkë me kandidatin e Vetëvendosjes, Alban Hysenin, do të garojnë kundër njëri-tjetrit për këtë komunë, në balotazhin që do të mbahet më 14 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat