Hapen me kohë të gjitha qendrat e votimeve në Gjilan

Gjilani

Hapen me kohë të gjitha qendrat e votimeve në Gjilan

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 07:45
Gjilan

Sot mbi një milion e 260 mijë votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të komunave.

Në 21 komuna janë 42 kandidatë që garuan edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe sot i mbetet votuesve të vendosin për të parin e komunës së tyre për një mandat katër vjeçar.

Raportohet se në qytetin e Gjilanit janë hapur të gjitha qendrat e vendvotimit në këtë qytet.

Kujtojmë që në Komunën e Gjilanit në balotazh është mes Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alban Hysenaj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat