​Gjakovarët kërkojnë nga kryetari i ri të ketë në fokus rininë

Gjilani

​Gjakovarët kërkojnë nga kryetari i ri të ketë në fokus rininë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 08:56
Ilustrim

Qytetarët e Komunës së Gjakovës po votojnë sot për të zgjedhur të parin e kësaj komune, e të cilët shprehen se duan ndryshim në komunën e tyre.

Mirëqenie ekonomike e vende të reja të punës, po presin qytetarët e Gjakovës nga kryetari që do të merr udhëheqjen e komunës.

Ndër të parët që e shfrytëzoi të drejtën për të votuar në shkollën “Yll Morina”, ishte Luan Vokshi, i cili tha se nga këto zgjedhje pret ndryshim.

Ai u shpreh se procesi i votimit për të ishte në rregull dhe se nuk pat ndonjë problem.

Vokshi: Pres nga kryetari i ri të bëjë disa ndryshime në qytet

"Është obligim i të gjithë qytetarëve që të votojnë, sot ne dolëm sikur gjithmonë të parët për të votuar. Procesi siç duket deri më tani është shumë i mirë, shpresojë që do të fitojë më i miri...Unë po pres me qenë një ndryshim që kryetari i ri me bë disa ndryshime për qytetin tonë", tha ai.

Të drejtën e saj për të votuar e ka shfrytëzuar edhe qytetarja Gjyla Morina, e cila tha nga këto zgjedhje pret më të mirën.

Morina: Presim më të mirën për popullin

"Për momentin çfarë pash gjithçka shkojë në rregull...presim më të mirën për popullin", tha ajo.

Qytetari Gëzim Spahiu, pret që të punohet më shumë për të rinjtë e Gjakovës që ata të mos largohen nga vendi.

Spahiu: Duhet të krijojnë kushte më të mira për rininë

"Kërkesat janë punësimi i rinisë më i madh, me e ndalu këtë largimin e rinisë, se rinia po na ik po na del jashtë. Duhet me ju krijua kushte me e ndalë rininë, me e avancua rininë", tha ai.

Edhe qytetari, Agron Sariqka, pasi perëndoi procesin e votimit tha se pret ndryshime nga këto zgjedhje.

Sariqka: Pres ndryshime pozitiv

"Isha në votime për të kryer obligimin sikur çdo qytetarë, pres ndryshime, nuk kam diçka të veçantë përveçse ndryshime", tha ai.

Në Komunën e Gjakovës të drejtë vote për të zgjedhur të parin e komunës e kanë 113 mijë e 165 qytetarë. Në këtë komunë janë 34 qendra të votimit me gjithsej 139 vendvotime.

Në balotazhin e sotëm në garë janë kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së Ardian Gjini dhe kandidatja e LVV-së Mimoza Kusari Lila. Në raundin e parë Gjini ka marrë 45.76 përqdin të votave, kurse Kusari Lila ka marrë 37.20 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat