​Rexhepi: Vetëvendosje në Gjilan është fituese

Gjilani

​Rexhepi: Vetëvendosje në Gjilan është fituese

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Shtabi i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan thotë se kandidati i kësaj partie për kryetar në këtë komunë, Alban Hyseni po prinë edhe në bazë exitpoleve por edhe në bazë të të dhënave të vendvotimeve.

Shefja e shtabit të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Arjeta Rexhepi tha se Alban Hyseni I LVV-së po prinë me 500 vota para kandidatit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Rexhepi: Vetëvendosje në Gjilan është fituese

Siç e pat edhe ju në bazë të exitbolleve që dihet që Vetëvendosjet në Gjilan është fituese, por edhe në bazë të dhënave nga vendvotimi ku po na lajmërojnë komisionerët dhe vëzhguesit tanë jemi në epërsi pothuajse në secili vendvotim deri më tani që janë raportua. Kështu që mund të them se gjendja është jashtëzakonisht e mirë dhe në bazë të të dhënave deri më tani përafërsisht kemi 500 vota dallimin”, u shpreh Rexhepi.

Ajo ka përjashtuar çdo mundësi bashkëqeverisje me LDK, por thotë se me partitë tjera do të bisedojnë.

Rexhepi: Me LDK natyrisht nuk do kemi koalicion, do të bisedojmë me të gjitha partitë

Duke marr parasysh që kemi qenë të parët edhe në raundin e për të zgjedhjeve nuk besoj….Do të bisedojmë me të gjitha partitë dhe shohim në çfarë përfundimi do kemi…Kuptohet me LDK natyrshëm nuk do kemi një koalicion në të ardhmen pa e ndryshuar mendësinë e vetëqeverisjes brenda komunës ku nuk do qeveriset vetëm me grupe të vogla të interesit të njerëzve partiak dhe grupeve të vogla tjera të interesit por do të qeveriset së bashku me gjithë qytetarët”, tha ajo.

Shefja e shtabit të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Arjeta Rexhepi tha se i kanë personat e duhur të të gjitha profileve për të drejtoritë komunale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat