Sulmi mbi furgonin me para, bllokohet rruga Prishtinë -Gjilan

Gjilani

Sulmi mbi furgonin me para, bllokohet rruga Prishtinë -Gjilan

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 19:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka bllokuar rrugën në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Kishnicë, ku ekipi i medias nuk është lejuar të vazhdojë drejt Gjilanit.

Ndërsa policia po i kthen mbrapa edhe të gjithë të udhëtarët tjerë që duan të shkojnë drejt Gjilanit.

“Për shkak të një rasti të ndodhur në rajonin e Gjilanit( në rrugën Prishtinë -Gjilan), rruga është bllokuar dhe është duke u bërë ridrejtimi i trafikut. Po shfrytëzohen rrugët alternative”, thuhet në përgjigjien e policisë.

Ata që po vijnë nga Gjilani drejt Kishnicës, po kontrollohen nga policia, për të parë nëse do hasin në sulmuesit e furgonit që po transportonte paratë e një banke.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat