Si u mashtrua në projektin për renovimin e spitalit në Gjilan? Drejtori flet për arrestimin e një personi

Gjilani

Si u mashtrua në projektin për renovimin e spitalit në Gjilan? Drejtori flet për arrestimin e një personi

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 00:33
Spitali i Gjilanit

Policia e Kosovës konkretisht departamenti për krime ekonomike ka njoftuar se është arrestuar një person, i njëjti është pronar i një kompanie nga Prishtina, pasi dyshohet se me një dokument të rremë ka aplikuar në një konkurs që e ka hapur spitali i përgjithshëm i Gjilanit.

Drejtori i Spitalit të përgjithshëm në Gjilan, Arsim Emini ka folur lidhur me arrestimin e tij, teksa shtoi se kjo është vërejtur pasi që kompania e dytë që ka konkurruar ka kërkuar qasje në dokumentet e prokurimit.

“Në fillim është hapur një tender, në të cilin kanë konkurruar shumë kompani, teksa në fund është zgjedhur kompania me çmimin me të ulët. Në kohën e duhur, kompania e dytë e cila konkurruar në këtë tender, ka kërkuar qasje në dokumente zyrtare sipas ligjit të prokurimit, i është mundësuar kjo, dhe kompania e njëjtë pas shikimit të dokumenteve ka konstatuar se ka dokumente fals në dokumentet me të cilat ka konkurruar kompania e parë”, ka thënë Emini.

Tutje, Emini ka thënë se kompania që e ka përdorë pa autorizim licencën e arkitektes, e njëjta e ka dërguar rastin në polici.

“Përkatësisht dokumente të cilat janë përdorur pa autorizimin e personave të caktuar nga kompania fituese, licenca e personit që është shfrytëzuar si dokument në rastin e konkurrimit të kompanisë së parë, ka dërguar email në zyrën e prokurimit, dhe e ka vërtetuar se kompania fituese e ka përdor dokumentin e saj, licencën e saj, arkitektes, e ka përdorë pa autorizim, pastaj kjo kompania më pas është shpall si e papërgjegjshme, teksa arkitektja në fjalë rastin e ka dërguar në polici dhe prej atëherë me këtë rast është marr policia, që sot ka përfunduar me arrestimin e një person”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat